Ndonëse vlerësohej favorit, FC Drita e Gjilanit u befasua sot nga KF Liria e Prizrenit, nga e cila skuadër pësoi humbje 1 – 2, në 1/16 e Kupës së Kosovës.
Kështu skuadra bardhekaltër, akoma pa e filluar mirë, e përfundoi aventurën e saj në këtë kompeticion garues, duke zhgënjyer kështu adhuruesit e saj, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Është pritur që skuadra e Dritës (e cila në garën e Superligës, në këto 17 xhiro të luajtura deri më tani, ndodhet në pozitën e parë të tabelës), ta kalojë më lehtësi këtë xhiro, të Kupës së Kosovës, por se futbolli i ka përbrenda saj edhe këto zhvillime befasuese dhe se për një gjë të tillë, kësaj here u përkujdes skuadra e Lirisë e cila e eliminoi Dritën.
Fokusi i Dritës tani duhet të jetë krejtësisht në Garën e Superilgës, ku atje nuk duhet lejuar performanca të tilla dhe duhet marrë masa, në të kundërtën, nëse Liria ia arriti ta “ shokon” Dritën, në garën për kupë, ekipet e Superligës, mund t’ia “terrojnë” fare.
Sidoqoftë, mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i klubit që objektivat që ia kanë vendosur vetes, e që pretendohen të jenë ato më të lartat, edhe të arrihen, përndryshe, “serioziteti” i treguar në lojën me Lirinë, nëse u përsëritët edhe në garat për pikë, në ndeshjet e Superligës, mund t’ia rrezikojnë realizimin e objektivave që i ka klubi, e sidomos, titullarin “Kampion i Kosovës”. /2LONLINE/