Klubi i futbollit Drita ka realizuar një aktivitet simbolik në shënim të festave të fundvitit. Për të katërtën herë radhazi, ky klub ka shpërndarë dhurata për fëmijët e Qendrës së kujdesit ditor “Pema” në Gjilan.
Dhjetra pako dhuratash u shpërndanë dorë më dorë tek fëmijët nga vet futbollistët e skuadrës ‘bardhëekaltër’, duke gëzuar anëtarët e kësaj qendre, shkruan 2LONLINE.com.
Udhëheqësitë e klubit dhe disa nga lojtarët ishin pjesë e aktivitetit, dukë realizuar këtë gjest sa simbolik aq edhe solidarizues e human.
Me klubin ishte bashkuar edhe përforcimi i sapo prezantuar te Drita, Astrit Fazliu, që iu bashku klubit me të cilin ishte shpallur kampion.
Për fëmijët nuk erdhën vetëm futbollistët dhe dhuratat, por edhe babadimri i vitit të ri.
“Festat e fundvitit tashmë janë shumë të ngrohta në këtë ambient ku befasia më e këndshme ishte prezenca e Babadimrit që së bashku me lojtarët dhe stafin e klubit tonë, gëzuan fëmijët me dhurata!
Nuk mungoi edhe befasia që femijët kishin përgaditur për ne, një punim që i dedikohet klubit tonë si dhe koktej i përgaditur nga stafi i qendrës PEMA, për të cilët jemi shumë mirënjohës!
Mirupafshim vitin tjetër!
Gëzuar festat
FC DRITA”, thuhet në njoftimin e klubit.