Në prag të ndeshjes së javës se dytë të Superligës së Kosovës në futboll, klubi i futbollit FC Drita ka mbajtur konferencën për media, ku trajneri Akis Vavalis dhe futbollisti Albin Prapashtica folën për ndeshjen që pritet të luajnë ndaj KF Lirisë, e cila u vlerësua e vështirë, por se, u tha se në Prizren do të shkojnë për fitore.
Trajneri i skuadrës bardh e kaltër, Akis Vavalis tha se nesër është një ndeshje e vështirë në udhëtim ndaj KF Lirisë, por se kanë bërë analizë për këtë ndeshje dhe kanë parë që Liria ka disa lojtarë interesant sidomos në repartin ofanziv, gjithashtu luajnë në stadiumin e tyre ku pritet te jetë i mbushur me tifozë si dhe me entuziazmin që kanë pas inkuadrimit në superligë, do të jetë padyshim një ndeshje e vështirë.
Gjithashtu sa i përket ekipit të dritës, Vavalis theksoi se që nga fillimi i ndeshjes ekipi duhet të dëshmojë potencial dhe agresivitet dhe të tregojnë që Drita është i ekip me i mirë se kundërshtari dhe favorit për këtë ndeshje.
Ndërsa, futbollisti Albin Prapashtica tha gjithashtu që kanë përballë një kundërshtar të vështirë, gjithsesi ekipi gjatë gjithë javë është përgatitur dhe kanë bërë analiza se si duhet rrjedhë kjo ndeshje, dhe se normalisht që në Prizren udhëtojnë për fitore.
Përndryshe, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, , FC Drita do të takohet me KF Lirinë e Prizrenit, ndeshja luhet të shtunën në ora 17:00, ne stadiumin Përparim Thaçi. /2LONLINE/