“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Ilir Blakçori. Futbollisti Blakçori erdhi te ne në sezonin 2019/20 dhe gjatë periudhës katërvjeçare arriti 132 paraqitje në të gjitha kompeticionet”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit bardh e kaltër.
Klubi Drita e ka falënderuar futbollistin Ilir Blakçori, për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës. /2LONLINE/