Klubi i futbollit, FC DRITA ka organizuar ceremoni solemne në shenjë falënderimi për të gjitha mediat, të cilat vazhdojnë të jenë në shërbim të informimit e promovimit të futbollit kosovar.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të dhjetëra mediume radio, televizive e media online, për çka drejtuesit e klubit Drita i falënderuan për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke i dëshiruar suksese e punë të mbarë në edicionin e ri.
“Mediat vlerësohen në botë si pushteti i katërt dhe instrument i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi, ndërkaq si të tilla do të jenë gjithmonë zëri dhe aleatët më të mëdhenj të sportit kosovar”. /2LONLINE/