”Me marrëveshje të dyanshme kemi shkëputur kontratën me lojtarin tonë, Dienit Isufi, i cili vinte nga shkolla jonë e futbollit”, thuhet në njoftimin e FC Drita.
Në sezonin 2021/22 Dieniti arriti të nënshkruante kontratë profesionale me klubin Drita dhe ishte pjesë e rregullt e ekipit të parë.
Gjatë kësaj periudhe Isufi ishte i huazuar dy herë, te KF. Kika (gjashtë muaj) dhe KF. Ramiz Sadiku (gjashtë muaj).
“Klubi jonë ka mirëkuptuar Dienitin për ta liruar nga kontrata pasi i njëjti ka shprehur dëshirën për të provuar një sfidë të re ku mund të ketë më shumë hapësirë për të luajtur.
Paq fat Dienit, mirupafshim, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër. /2LONLINE/