Skuadra e futbollit Drita nga Gjilani është kampione e Kosovës, pasi në ballafaqimin e fundit në Pejë kundër skuadrës së Prishtinës, ka përmbyllur takimin me rezultat të bardhë, mjaftueshëm kjo për t’u shpallur kampion.
Kështu, skuadra e Dritës e ka përmbyllur këtë edicion të garave në Vala Superligën e Kosovës në futboll me 67 pikë të tubuara, nga 18 fitore 13 barazime dhe vetëm 2 humbje. Drita nuk kishte humbur në plotë 29 ndeshje me radhë.
Kështu, FC Drita është shpallur kampione e Kosovës në futboll për herë të dytë në histori të klubit.
Tani qyteti i Gjilanit është rrëmbyer nga festa, intelektualët, adhuruesit dhe qytetarë kremtojnë titullin e kampionit.
***
FC Prishtina – FC Drita, pjesa e parë 0-0
Në Stadiumin “Shahin Haxhislami” në Pejë, ka përfunduar pa gola pjesëtoja e parë, në mes të FC Prishtina dhe FC Drita.
Vlen të theksohet se në minutën e 32-të të takimit lojtari i Prishtinës Debatik Curri u ndëshkua me karton të kuq. Curri u ndëshkua për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj Xhevdet Shabanit të Dritës, edhe atë jashtë vijave të fushës së lojës.
Lexo edhe: Qyteti i Gjilanit është zgjuar sot me ndjenjën e kampionit!