FC Drita nuk ia doli të vazhdojë tutje ëndrrën evropiane për të kaluar tutje në rrethin tjetër të garës, pasi janë mundur në ‘Fadil Vokrri’ nga skuadra belge Royal Antwerp, me rezultat 0-2, në ndeshjen kthyese.
Rikujtojmë se ballafaqimi i parë ishte mbyllur pa gola.
Përndryshe, futbollistët e Dritës të përkrahur nga ‘Intelektualët’, që anuan me thellësi të zemrës për skuadrën e tyre, luajtën me gjithë shpirt por nuk ia dolën. Pjesëloja e parë u mbyll pa gola, por në pjesën e dytë, konkretisht minuta e 53, ishtepikërisht një shqiptar, por në anën belge, laurit Krasniqi i cili tundi portë ne bardhekaltërve, për ta kaluar skuadrën belge në avantazh dhe në minutat shtesë (90+7), ndonëse u kërkua barazimi, edhe edhe goli i dytë i belgëve, përmes Balikwisha, për 0 – 2.
Ishte ky rezultat me të cilën edhe u përmbyll ndeshja dhe aventura evropiane e Dritës. /2LONLINE/