“Klubi i futbollit, FC Drita ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar, Florjan Smakiqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij klubi gjilanas.
“Florjani me ne ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, duke u bërë pjesë e rrugëtimit tonë”, thuhet tutje në njoftim.
Portieri 23 vjeçar Smakiqi ka qenë pjesë e KF Feronikelit dhe së fundmi te KF Drenica.
“FC Drita i dëshiron suksese gardianit tonë të ri, Florjan Smakiqi”, thuhet në fund të njoftimit për ktë prurje të re të klubit barhdë e kaltër. /2LONLINE/
.