FC Drita ka bërë me dije se ka plotësuar stafin teknik me trajnerin e njohur atletik, Andi Kulli.
“Andi sot ka firmosur kontratën dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për shtabin teknik të drejtuar nga Ardian Nuhiu”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij klubi.
Andi Kulli ka një eksperiencë të gjatë në Superioren shqiptare ku më parë ka punuar me klubet si: Partizani, Kukësi, Laçi dhe së fundmi ishte pjesë në Superligën e Kosovës tek ekipi KF Llapi.
“Klubi jonë i dëshiron mirëseardhje Andit në familjen bardhë e kaltër”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/