Valon Bunjaku është zgjedhur basketbollisti më i mirë i muajit janar në elitën e basketbollit kosovar. Basketbollisti i Yllit është zgjedhur me epitetin e më të mirit të muajit të kaluar nga votat e tifozëve në Kosovë.
“Valon Bunjaku është shpallur Lojtari i Muajit Janar në votimin e tifozëve në faqen zyrtare në Facebook. Garat do të vazhdojnë edhe në muajt e ardhshëm, ku në garë do të jenë basketbollistët që zgjedhen MVP të javës”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Bunjaku ka shkëlqyer me Yllin në ndeshjet e muajit janar, duke ndihmuar skuadrën e tij në shumë ndeshje.
Më herët, ai ka qenë i ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll.