Sonte, e hënë, në ora 20:00 do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor të komunës së Gjilanit. Ky projekt realizohet nga Komuna e Gjilanit dhe implementues është AgroGroup Fauna.
“Në rast të ndryshimeve klimatike, puna do të shtyhet për ditët në vijim, kur kushtet atmosferike, të na mundësojnë realizimin e punës me efikasitet. Luten bletarët t’i mbajnë mbyllur bletët e tyre gjatë ditëve deri sa të përfundojë spërkatja”, thuhet në njoftimin e AgroGroup Fauna
Drejtuesit e kësaj Kompanie bëjnë me dije se dezinsektimi hapësinor i qytetit është një proces që kryhet çdo vit ku si për qëllim ka eliminimin e insekteve fluturuese. Insektet janë rrezikuese për bartje të sëmundjeve, prandaj me qëllim të parandalimit të rrezikimit të shëndetit të popullatës dhe sigurimit të kushteve për jetë më të qetë nga thumbimet e insekteve është e nevojshme të ndërmerret një aktivitet i tillë.
Preparatet që përdoren për këtë qëllim janë ekologjike me një veprim të shpejtë dhe efekte maksimale.
Ndryshe, luten të gjithë bletarët t’i mbajnë mbyllur bletët gjatë ditëve që kryhet kjo fazë e dezinsektimit, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme.