Përshëndetje miq të nderuar,
Fushata përfundoi sot. Kam kontaktuar pothuajse me secilin prej jush. Ballëhapur e kam kërkuar votën tuaj. Përzemërsisht e me sinqeritetin më të lartë ju falënderoj për mbështetjen.
Nëse marr besimin tuaj do të vazhdoj të mbes i njëjti, vetëm se me më shumë kompetenca dhe mundësi për të punuar edhe më shumë për të mirën e përgjithshme.
Gara është sfidë, por sfidat kalohen më lehtë kur je i rrethuar me njerëz të mirë. Do ta ruajmë komunikimin në vazhdimësi. Fushata është një kapitull, por ne do të jemi bashkë, besa edhe më fuqishëm përtej këtij kapitulli.
Ju falënderoj sinqerisht!
177 është numri i PDK. 20 është numri im.
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/