Të dashur miq!
Qytetarë të Gjilanit!
Anëtarë të PDK-së!
Gjatë këtyre ditëve e javëve u takuam e biseduam gjatë mbi zgjedhjen tuaj, mbi problemet e sfidat që ju shqetësojnë; mbi vizionin tuaj se si do të donit ta shihnit Gjilanin, lagjen a fshatin tuaj, rrugën tuaj….dhe mbi atë se si mundem unë t’ju ndihmojë nesër në përballjen me këto shqetësime e sfida.
Ishim të sinqertë e të drejtpërdrejtë në komunikimin tonë.
Të dielën, ju do të dilni për të votuar për qytetin, fshatin e lagjen tuaj; do të votoni për interesin tuaj qytetar. Unë pres nga ju të jem zgjedhja e jo alternativa. Unë pres nga ju të takohemi pas të dielës dhe bashkë të shohim se çfarë duhet bërë më tutje me punët që napresin. Unë natyrshëm pres besimin tuaj me votë, sepse jam shumë i përkushtuar për punët që marr përsipër, sepse i qëndroj besnik fjalës time e angazhimit tim.
Të dielën votoni numrin 177 dhe Leonora Morina Bunjakun për kryetare të Gjilanit.
Të dielën votoni numrin 177 dhe pastaj numrin 20. Kështu më keni votuar mua.
Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj këto javë e ditë, pres kurorëzimin e besimit tonë me votë të dielën.
Shëndet dhe gëzime në familjet tuaja.
Ju faleminderit.
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/