(2L ONLINE) – Në Universitetin “Kadri Zeka” në kuadër të programit “Guest Speaker” ish Presidenti i Republikës se Kosovës, Prof.Dr.sc. Fatmir Sejdiu, ka mbajtur ligjëratë me temën: “Republika e Kosovës, rruga e shtet ndërtimit, sfidat dhe perspektiva e saj.”
Flamur Hyseni koordinator i programit”Guest Speaker”, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, duke i dëshiruar mirëseardhje ish Presidentit të Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, falënderojë atë për gatishmërinë e dhënë për të mbajtur ligjëratë mjaft domethënëse para studentëve të këtij institucioni arsimor, ligjëratë kjo e cila pasqyron realitetin sfidues por dhe progresiv në të cilin Kosova ka kaluar ndër vite.
Ndërkohë Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, që në fillim të ligjëratës së tij përkujtoi para studentëve dhe të pranishmëve tjerë se duhet të ketë përpjekje të vazhdueshme që universiteti të shërbej gjithmonë si Institucion ku fitohet dija, dhe asnjëherë Universiteti të mos shërbej për politika të elitave të caktuara, kjo është baza më e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Universiteteve, tha Sejdiu.
Ai shtoi se pavarësisht rrethanave objektive që Kosova të ketë një numër të caktuar të Universiteteve, prapë se prapë vendi ynë ka arrit që në këtë kohë të ketë konkurrencë mes Universiteteve në mënyrë që të dalin më të mirët.
Ndërkohë duke folur rreth temës “Republika e Kosovës, rruga e shtet ndërtimit, sfidat dhe perspektiva e saj.” Prof. Dr. Fatmir Sejdiu ka thënë se Kosova ka pasur periudha mjaft të rëndësishme drejt shtet formimit, pro Lufta e fundit ka qenë vendimtare drejt fitores së vendit tonë.
Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, ka porositur studentët që të lexojnë sa më shumë, sepse sipas tij, dija nuk ka vetëm një të vërtete, por horizontet e saj janë të mëdha. Ai ka inkurajuar studentet që me dijen e fituar në Universitetin “Kadri Zeka”, në të ardhmen ti shërbejnë Kosovës, vendit i cili me shumë mund është bërë. Pas ligjëratës, ish presidenti i vendit, u është përgjigjur edhe pyetjeve të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, të cilët u interesuan për çështjeve të ndryshme që janë në interes të qytetarit të Kosovës. /2L ONLINE/