Kryerparlamentari Jakup krasniqi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pret përkrahjen e popullit për të mbetur në plotikë. ‘Rruga është e hapur për ndryshime progresiste në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
”Kongrese e Konferenca të ndryshme janë përpjekur të ia nënshkruajnë fatin popullit tim. Ai ju tha: Jo, fatin e rrugëtimit tim do ta nënshkruaj vet dhe e nënshkroi me firmën e njohur UÇK. Jo shumë moti, sahanlëpirës të ndryshëm se bashku me spiujtë e shumtë menduan që fatin tim e mbyllnin në kazamatet serbe e jugosllave, por u gabuan, pasi unë dhe brezi im kishim zgjedhur me bindje dhe vendosmëri rrugën e çlirimit dhe të bashkimit.
Në rrugëtimin atdhetar arritëm lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe jam krenar për këtë. Sigurisht që edhe tani fatin tim politik do ta nënshkruaj vet, natyrisht këtu pres ndihmën e popullit tim të cilit i kam përkushtuar gjithë jetën time. Në hapat e parë politik kam pas lexuar diku: ”Nëse vetes i ke vërë një qellim, nuk do të arrish atje nëse të ndalin lehjet e qejve endacak”.
Në jetën politike me ka ndihmuar ai mendim filozofik. Eca pa me penguar të lehurat e zagarëve të ngjyrave të ndryshme. Kështu eci edhe sot, i bindur se populli ynë ka nevojën time dhe të njerëzve që me besojnë në rrugëtimin për bërjen e shtetit të së drejtës. Rruga është e hapur për ndryshime progresiste në Republikën e Kosovës. Fati qoftë me ne shqiptarët!”, shkruan Krasniqi në facbook.