Një fanse e veçantë e këngëtarit të njohur, Flori Mumajesi do ta ketë gjithmonë me vete idhullin e saj.
Kjo pasi fansja ka bërë tatuazh në trupin e saj me frekuencën e zërit të këngëtarit në një pjesë të këngës “Të dua’.
Ajo ka bërë tatuazh në kurriz tingujt e zërit të Florit dhe imazhin këngëtarin e ka publikuar në Instastory.
Sigurisht, që fansja e Florit nuk është e vetmja që mund të bëjë çmenduri të tilla, kujtojmë se një taksist në Shqipëri ka vizatuar fytyrën e prezantueses Marina Vjollca në krah.