Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë shumë e zënë në muajin tetor, pasi do t’i zhvillojë dy ndeshje, një miqësore dhe një kualifikueses për Euro 2020.
Por, për Kosovën nuk po flitet vetëm për ndeshjet e suksesshme, por edhe për fanellat unike të Përfaqësueses.
‘Bleacher Report’ ka paralajmëruar tashmë jemi në periudhën ku përfaqësueset i zhvillojnë ndeshet e tyre, duke sjell disa nga fanellat më të bukura të skuadrave.
Në mesin e fanellave me dizajn më të bukur është edhe ajo e Kosovës që së fundi ka luajtur me Anglinë, e që janë me të vërtetë për ta adhuruar.
Aty gjendet edhe fanella e Nigerisë dhe e Meksikës, që janë po ashtu të bukura.