(2L ONLINE) – Familja e Misret Aliut nga fshati Buzovik të Vitisë është bërë sot me shtëpi të re dhe kjo falë një bashkëvendësit tone Fidan Ramizi i cili ishte nismëtar për ndërtimin e kësaj shtëpie por ai ka gjetur përkrahjen e disa të tjerëve. Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të kësaj shtëpie kanë marrë pjesë zv. Kryetari Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, nismëtari Fidan Ramizi, bashkëqytetarë si dhe dashamirë të familjes së Misret Aliut.
Me këtë rast zv. Kryetari I Komunës së Vitisë Hasan Aliu falënderoj Fidan Ramizin dhe të gjithë të tjerët të cilët kanë marrë iniciativën për ndërtimin e një shtëpie të re për familjen e Misret Aliut.
”I falënderojmë të gjitha ata që ju kanë bashkangjitur këtij aksioni dhe që sot z. Misret Aliu të jetë i barabartë me qytetarët e Komunës së Vitisë dhe që familja e tij të këtë kushte të mira për jetesë” u shpreh zv. Kryetari Aliu.
Ndërkaq Fidan Ramizi tha se për gjendjen e rëndë në të cilën ka jetuar familja Aliu është njoftuar përmes mediave duke theksuar se pas konsultimeve me familjen ata kanë vendosur që të ja ndërtojnë një shtëpi të re.
“Duke e parë gjendjen e vështirë të kësaj familje patëm vendosur që të ja ndërtojmë një shtëpi të re. Njëherit dua ti falënderoj të gjithë ata të cilët mu kanë bashkangjitur këtij aksioni” ka thënë Ramizi.
Ai mandej ju bëri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që t’i dalin në ndihmë njerëzve në nevojë duke potencuar se veprat e tilla humane të bëjnë të ndihën të lumtur. Ndërkaq anëtarët e familjes së Misret Aliut kanë falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e shtëpisë e në veçanti për Fidan Ramizin.
Përndryshe Famija Aliu deri më tani ka jetuar në një shtëpi të vjetër e cila ka qenë pa kushte elementare për jetë. /2L ONLINE/