Falë kushteve të mira klimatike, fushata e korrje-shirjeve po vazhdon në tërë territorin e Komunës së Gjilanit, ka bërë me dije, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, Bajram Isufi.
“Së bashku me zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në kuadër të komisionit të korrje-shirjeve kemi dalur në teren për të parë nga afër ecurinë e punës së korrjeve duke u takuar me fermerët e autokombanjerët e zonave të ndryshme”, ka thënë Isufi.
Sipas tij, sipas informatave të para nga tereni, këtë vit pritet që të kemi rendiment të kënaqshëm, sa i përket kulturës së grurit.
“Shpresojmë që të kemi një vit të bereqetshëm”, ka thënë Isufi. /2LONLINE/