Eurodeputeti austriak Lukas Mandl së bashku me delegacionin nga Oda Ekonomike (Austri), ambasadorin austriak Christoph Weidinger si dhe Chrisitian Moser, vizituan kompaninë e “Eco – Higjiena “ në Gjilan.
Ata u mirëpritën nga drejtuesit e kësaj kompanie ku siç dihet, funksionon sipas marrëveshjes së Partneritetit Publiko Privat, në këtë rast, partnerit austriak Mosser Group dhe Komunës së Gjilanit.
Rikujtojmë se anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Mandl njihet për kontributin e tij për Kosovës në shumë fusha. /2LONLINE/