Deputeti në Parlamentin Evropin Josef Windenhdzer, nga Linzi i Austrisë, pas një takimi me përfaqësuesit e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore(FHKL) me seli në Zvicër, premton ndihmë në projektet e këtij Fondi.
Vizita në Linz të Austrisë e delegacionit nga Presheva dhe takimi me deputetin në Parlamentin Evropian, ka dhënë mbështjetje të mëdha ndërtimit të 100 shtëpive në Luginë dhe zhvillimit ekonomik, projekte këto të FHKL-së.
“Për mua takimi ishte shumë me interes, jam i kënaqur me bashkatdhetarët tuaj që jetojnë këtu me vite. Gjithashtu, vlerësojë shumë një aktivitet të tillë. Projektet e tilla duhet të mbështeten për t’i mundësuar këtyre familjeve një jetë normale”, është shprehur eurodeputeti Windenhdzer, pas takimit të realizuar në Linz.
Ai me këtë rast ka ofruar bashkëpunim, jo vetëm në ndërtimin e 100 shtëpive të planifikuara, por edhe ofrimin e vende të punës për ata persona që do të kthehen dhe jetojnë në ato shtëpi.
“Unë ju premtojë se çështjen e Preshevës do ta bashkëbisedojë me kolegët e mi në Bashkimin Evropian dhe do të shohim se në çfarë drejtimi ne mund të ju ndihmojmë, mirëpo me siguri nuk do të jeni të vetmuar, mbështetjen tonë do ta keni përherë”, ka thënë Windenhdzer, raporton TV Aldi, transmeton Titulli.com.
Këtë takim kryetari i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, Xhelal Memeti e ka vlerësuar të rëndësisë së veçantë.
“Takimin që e patëm po tregon se qëllimi jonë, ndërtimi i 100 shtëpive dhe zhvillimi ekonomik po merr një kahje shumë serioze edhe ndërkombëtarisht. Zotri Windenhdzer është duke shikuar gjetjen e një forme për ndërtimin e 100 shtëpive dhe mandej me zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës, ku pritet të ndodhë së shpejti”, tha Memeti.
Ai me këtë rast u shpreh i kënaqur me rezultatin e takimit, aq sa i bëri apel popullatës së Luginës së Preshevës që të mos largohet prej shtëpive të tyre. “Definitivisht Evropën pe bimë në Preshevë, e jo na me dal në Evropë”, u shpreh kryetari i Fondit.
Memeti tha se ka shpresa që ka me ndodhën diçka shumë e mrekullueshme për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.
Takimi i delegacionit të FHKL-së me eurodeputetin Windenhdzer vjen pas atij të realizuar me presidenten për Zhvillim Ekonomike pranë qytetit të Linzit, Doris Margreiter, njëherit kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialdemokrate.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=14976