Në një tryezë të organizuar nga Organizata për Reforma Lokale EULOC në Viti, është prezantuar Hulumtimi i raportit me rekomandime në kuadër të projektit “Promovimi i buxhetit të drejtë gjinor nga qeverisja komunale në Viti”.
Pjesmarrës të kësaj tryeze ishin zyrtarë komunal, ndërkaq atë e ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti. Tryeza është realizuar në kuadër të projektit të financuar nga European Union for Kosovo, mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
Rezultatet e anketës që u prezantuan si rekomandime, janë hulumtuar në trajniumet e mbajtura më parë nga Organizata EULOC. /2LONLINE.com/