Mbi bazën e informacioneve që disponon Publiku.net, mbi 90% e të dhënave të paraqitura në draft kërkesën e palës së Kosovës, e cila i drejtohet institucioneve të Bashkimit Europian është arritur tashmë. Në një nga artikujt e trajtuar më parë nga portali, lexuesit janë njoftuar mbi ndryshimet dhe transformimet e EULEX-it.
Emri i EULEX do të jetë «EULEX KOSOVË», ndërsa pas 15 prillit EULEX nuk do të mund të hapë më asnjë rast.
EULEX do të jetë i integruar plotësisht në institucionet e sundimit të ligjit dhe do të asistojë në implementimin e çështjeve të dakorduara dhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në kërkesën e kësaj letre thuhet se «në bazë të nenit 20 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës EULEX-it në Kosovë do t’i delegohen kompetencat në vijim:
(a) për emërimin e gjyqtarëve sipas neneve 65, 108, 114 dhe 84 të Kushtetutës, duke ju nënshtruar procesit të konfirmimit të emërimeve nga Presidenti pas aprovimit nga Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe
(b) për propozimin dhe emërimin e prokurorëve sipas nenit 110 respektivisht 84 të Kushtetutës, duke ju nënshtruar procesit të konfirmimit të emërimeve nga Presidenti pas aprovimit i pas aprovimit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës»
Po ashtu «Përfaqësuesi Special i BE do të kryejë emërimin përfundimtar të pozitat vijuese:
tre ( 3 ) KPA / AVKK anëtarëve të këshillit mbikëqyrës,
dy ( 2 ) KPPK ( Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës ) anëtarë ndërkombëtarë,
tre ( 3 ) KPVAC (Verifikimi Pronësore i Kosovës dhe Komisioni gjykues ) anëtarë, përfshirë këtu një përfaqësues anëtar jo-shumicë».
«Policia e EULEX-it do të vazhdojë të shërbejë në pajtim me legjislacionin e Kosovës në koordinim dhe konsultim të ngushtë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës», janë këto disa nga kërkesat e drafkërkesës së arritur tashmë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian.