Në kuadër të ngritjes se kapaciteteve luftarake regjimenti i dytë i Forcave Tokësore ka realizuar Ushtrimin Fushor “Steel Bravo Lima 1” , që u realizua me Kompaninë e Shtabit dhe Kompaninë e Mekanizuar.
Ushtrimi kishte për qëllim ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve në aspektin konceptual, taktik dhe fizik të ushtarakëve për zhvillim të operacioneve luftarake.
Njësitë e angazhuara në ushtrim treguan gatishmëri të lartë dhe aftësi për të zhvilluar operacione në përmbushje të misioni të Forcave Tokësore.
Ushtrimi është përcjell nga afër ne ambientet trajnuese nga Zv. Komandanti i Forcave Tokësore, Komandanti i Regjimentit të dytë të këmbësorisë. /2LONLINE/