Në ditën e rënies së Gursel e Bajram Sylejmanit, është përmbyllur Turneu Memorial që mbahet në përkujtim të këtyre dy dëshmorëve nga Sadovina e Jerlive, që ranë në betejën e Jezercit më 28 shtator të vitit 1998.
Në kuadër të shumë aktiviteteve që janë zhvilluar që nga 16 shtatori, është mbajtur dje turneu memorial I shahut, ku kanë marrë pjesë shahistë edhe nga qendrat tjera të Kosovës.
Kurse në garat e turnirit në futboll të vogël, fitues i turneut u shpall ekipi i FC “Aris Pharm”, që në finale mundi ekipin “Malokt” nga Remniku.
Kupën e turneut “Gursel e Bajram Sylejmani”, ekipit fitues i’a dorëzoi kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti. /2LONLINE/