Sot kur Kamenica mbush plot 23 vite nga Dita e Çlirimit, është mbajtur Seancë Solemne për nder të kësaj dite.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka thënë se kjo datë është simbol i gëzimit në qytetin tonë.
“Kjo datë, si urë lidhëse në mës të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes, kjo ditë krenarie për dardanasit, duhet të na motivoj që të bëjmë punë të mira për Kamenicën, sepse vetëm me qëllime të pastra, ndershmëri e punë të palodhshme, mund t’i falemnderohemi atyre që dhanë gjithçka që ne sot të frymojmë lirshëm.”-tha Rahimaj.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati ka folur për rëndësinë e kësaj dite, duke thënë se e vetmja mënyrë e si mund të shpaguhet mundi dhe jeta e dëshmorëve është puna e mirë për qytetarin.
Kryetari i OVL-UÇK-së ka thënë se nuk duhet të ndalen punët e mira në mënyrë që amaneti i tyre të plotësohet ashtu siç ata kanë dashur.
Dita më pas ka vazhduar edhe me homazhe tek varrezat e dëshmorëve. /2LONLINE/