Sot, është mbajtur Seanca Solemne, për nder të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”.
Kjo seancë ka filluar me një minutë heshtje, për të nderuar e mirënjohur sakrificën e familjes Jashari, dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për lirinë e vendit.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës përfaqëson vlerat më të larta të kombit tonë.
“Ajo paraqet të kaluarën tonë, të tashmen si dhe vlerat mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja e shtetit tonë të ri për nga mosha, por shumë të vjetër për nga përpjekja”- tha Rahimaj.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati ka thënë se në të ardhmen kemi shumë për të bërë dhe shumë rrugë për të kaluar, mirëpo sakrifica e dëshmorëve, do të jetë forca për ne, për të kaluar çdo pengesë.
Ditët e Epopesë do të vazhdojnë edhe me aktivitetet e tjera të planifikuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. /2LONLINE/