• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Nuhiu: Kam besim se do të tregojmë forcën tonë, të kthehemi te loja jonë e mirë dhe te fitorja

Redaksia 2LONLINE 5 Mars, 2022 4 min
 Nuhiu: Kam besim se do të tregojmë forcën tonë, të kthehemi te loja jonë e mirë dhe te fitorja

Në prag të ndeshjes së 23-të kampionale, FC Drita ka mbajtur konferencë për media ku edhe u diskutua për përgatitjet, atmosferën në grup dhe pritshmëritë rreth ndeshjes FC Drita – KF Drenica.

Para gazetarëve u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Almir Kryeziu.

Trajneri Nuhiu theksoi se ndeshja e nesërme pritet të jetë cilësore, gjersa Drita do të tregojë karakter dhe synon të kthehet te fitorja.

“Skuadra e Drenicës luan një futboll të bukur realisht, me pasime të shkurtra dhe me sulm të shpejtë. Jemi munduar ta analizojmë kundërshtarin, unë personalisht kam besim te skuadra, sepse ata nesër do të tregojnë një karakter të fortë. Ne kishim kohë të mjaftueshme për të analizuar dhe përgatitur këtë ndeshje. Këtë javë jemi munduar të përmirësohemi sa më tepër, t’i minimizojmë gabimet që na janë paraqitur në ndeshjen e kaluar. Kam besim se do të tregojmë forcën tonë, të kthehemi te loja jonë e mirë dhe te fitorja. Nesër pres reagim dhe reflektim nga skuadra”, ka thënë Nuhiu.

Kurse, futbollisti, Almir Kryeziu theksoi se janë përgatitur në përmirësim të lojës sonë dhe fokusi është në ndeshjen e radhës.

“Nesër na pret një ndeshje e fortë, ngase kundërshtari luan një lojë të mirë. Por, këtë javë jemi stërvitur gjatë, duke analizuar edhe pikat tona me qëllim të përmirësimit të lojës sonë. E kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar atë. Atmosfera në grup është e mirë, vijmë nga një humbje por tashmë e kemi harruar atë dhe fokusi është në ndeshjen me KF Drenicën”, ka thënë Kryeziu.

Kreyetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu u pyet edhe për ndeshjen e kaluar, duke theksuar se forma dhe paraqitja e skuadrës ishte e konsoliduar, me disa raste shënimi dhe me izolim të kundërshtarit përgjatë gjithë takimit.

Nuhiu potencoi se skuadra nuk do të dorëzohet, përderisa matematikisht ende ka pikë në lojë.

“Nuk e mendoj asnjë moment rezultatin negativ, e përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë për ta fituar dhe pastaj ia lëmë fushës të tregojmë. Skuadra jonë nuk dorëzohet dhe largohet nga objektivat, përderisa kemi ndeshje për të zhvilluar. I falënderoj edhe tifozët tanë për përkrahjen, të vazhdojnë mbështetjen për këta djemë, sepse kemi skuadër cilësore dhe vetëm të bashkuar do të arrijmë qëllimet tona”, përfundoi Nuhiu.

Ndeshja KF Drenica – FC Drita zhvillohet të dielën, ora 13:00, stadiumi “Bajram Aliu” Skënderaj.  /2LONLINE/

Etiketa:Drenica Drita futboll Gjilan sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, ja fituesit

4 Shkurt, 2023

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje ryshfeti në bashkëveprim”

4 Shkurt, 2023

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

3 Shkurt, 2023

PDK-ja vlerëson lartë performacën e saj si partner koalicioni që bashkëqeverisë me Vetëvendosjen

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com