(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se rrugën “Adem Jashari” në Viti, një qytetar ka njoftuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një qytetar tjetër edhe atë duke u goditur me kondak të revolës në kokë.
Policia ka bërë me dije se bazuar në deklaratën viktimës që ka raportuar rastin, i dyshuari e ka goditur me kondak të revoles në kokë. “Viktima është dërguar në tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar por nuk ka pranuar se posedon revole, i njëjti pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, kanë thënë zyrtarë policor lidhur me këtë rast. /2L ONLINE/.
/fotoilustrim/