Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast “Kanosje”. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është lokalizuar I dyshuari L. Z. (1993), me banim në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshimtit dhe te i njëjti i është gjetur një substancë narkotike me peshë 0.65gr, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, si dhe një thikë kuzhine, me të cilën pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur viktimën.
“I dyshimti është intervistua në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim tê prokurorit të shtetit I dyshuari ndalet për 48 orë për veprën penale “Kanosje””, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/