(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, do të mirëpres futbollistin e Kombëtares Shqiptare Ermir Lenjani, të shtunën nga ora 12.30 në sheshin” Metush Krasniqi”.
Prandaj janë ftuar të gjithë sportistët dhe qytetarët që të bashkohen në këtë pritje në mënyrë që të nderojmë bashkëqytetarin tonë Ermir Lenjanin, ashtu siç e nderoi ai simbolin tonë kombëtar Flamurin, në Beograd.
Kryetari Begzad Sinani me këtë rast do të publikojë Propozim–Vendimin për shpalljen Qytetar Nderi për futbollistin Ermir Lenjani, gjatë një kokteji që do të organizohet në restorant “Haliti S.M”