Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan, Erlehta Osmani u zgjodh koordinatore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Erlehta Osmani është kryetare e Rinisë Demokratike në Degën e Gjilanit, njëherësh është edhe asambleiste në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
PDK vlerëson se ardhja e Erlehta Osmanit në krye të komisionit zgjedhore është edhe një dëshmi se projekti Dekada e Re, i promovuar nga kryetari Kadri Veseli, dëshmon besimin e dhënies së përgjegjësisë për gjeneratën e re.
Osmani vlerëson se zgjedhjet e brendshme në PDK kanë për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e figurave të reja me integritet të lartë qytetarë.