Një ndër lojtaret më të talentuara të Kosovës, e cila këtë vit pati shumë lojëra të mira i bashkohet Dritës. Erëza Rushiti e cila tani është 18 vjeçare firmos te ardhmen me KV Drita, bëhet e ditur nga njoftimi zyrta i KV Drita.
Përndryshe, në njoftim thuhet tutje se Erëza karrierën si lojtare e filloj në shkollën e KV Prishtina Volley nga Prishtina në moshën 13 vjeçare, ku shumë shpejt tregoi talentin e saj dhe mori vëmendjen e KV M-Technologie nga Prishtina ku qysh nga viti 2018 është pjesë e saj.
Erëza në vitet që lamë pas fitoj trofe të ndryshëm me KV M-Technologie duke qenë edhe kampion.
Erëza talentin e saj e tregoi edhe Kombëtaren e Kosovës në grupmosha të ndryshme ku ishte në kualifikime me Kombëtaren e Kosovës.
“Të ardhmen Erëza Rushiti do të jetë pjesë e projektit të KV Drita rreth ndërtimit të një ekipi që do synojë fitore edhe garat Evropiane. Mire se vjen në Familjen Drita Erëza”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/