Pas një procesi të suksesshëm, të rregullt e demokratik të Rinisë Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, kuvendi zgjedhor, sonte ka zgjedhur kryetare të RDK-së në Gjilan, Erëlehta Osmanin, politologe, studente ne master e shkencave politike dhe këshilltare komunale.
Në kuadër të këtij procesi zgjedhor, janë zgjedhur edhe strukturat e reja të RDK-së në Gjilan: Këshilli Drejtues; Kryesia dhe delegatët e konventës së RDK-së.
Punimet e Kuvendit i ka shpallur të hapura, kryetari i deritashëm i Degës së RDK-së në Gjilan, z. Burhan Isufi, i cili ishte edhe në krye të Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve të Rinisë në Degën e Gjilanit.
Ndërkaq Kuvnendin e sotëm zgjedhor të RDK-së e kanë përshëndetur nënkryetari i PDK-së, njëkohësisht edhe minsitër i shëndetësisë, z. Uran Ismajli dhe kryetari i degës dhe deputeti Zenun Pajaziti.
“Dekada e Re” ka qenë zotim i kryetarit Kadri Veseli, që PDK-në me ia dhënë Rinisë Demokratike te Kosovës dhe mbarë të rinjëvë të Kosovës si mundësi për zhvillim të aktivitetit të tyre të mirëfillt politik”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari Ismajli, i cili më pas ka marrë shëmbuj konkret se PDK mbetet subjekti kampion i progresit të të rinjëve. “Këtij karvani të “Dekadës së re”, në këtë proces zgjedhor iu kanë bashkuar mbi njëzet mijë të rinjë e të reja, që RDK-në e bëjnë organizatën rinore politike më të madhen në vend”, ka potencuar, z, Uran Ismajli, duke iu uruar punë të mbarë dhe suksese kuvendit zgjedhor të RDK-së në Gjilan.
Ndërkaq, kryetari i degeës, Zenun Pajaziti, në fjalën e tij përshëndetëse, para delegatëve të kuvendit zgjedhor të RDK-së së Gjilanit, ndër të tjera ka deklaruar: “Rininë Demkratike këtu po e shoh si prijëse të rikthimit te PDK-së në Gjilan, ashti suç e kërkojnë qytetarët e Gjilanit”.