Rezistenca e familjes Jashari ishte e fuqishme dhe pushka nuk u ndalë deri në rënien heroike të Komandantit me gjithë familjen.
Valmir Sahiti
Fundi i viteve tetëdhjetë sërish u skuq nga gjaku i shqiptarëve. Kësaj radhe ata ishin ngritur në demonstrata paqësore që ta mbronin atë pak autonomi që përfundimisht po ua merrte Serbia .Rrugët në gjithë Kosovën u mbushën me shqiptarë të vrarë.
Fillimi i viteve nëntëdhjetë shënoi fillimin e proceseve të reja, që po quheshin demokratike.
Një pjesë e popullit, pjesa më militante e tij, duke qenë e bindur nga përvoja e hidhur e së kaluarës se me mjete politike nuk arrihet çlirimi nga thundra serbe, fillojë të organizohej dhe të vihej në veprim.
I pari ndër të parët ishte Adem Jashari ,I cili mblodhi rreth vetës shokët më besnikë nga të gjitha trojet shqiptare dhe vendosi t’ia kthejë pushkën policisë serbe e cila kishte vënë nën kontroll gjithë jetën në Kosovë. Për krahun e politikës paqësore kjo dukej e paimagjinueshme.
Jasharajt ishin ndër familjet më heroike të Drenicës dhe më vonë u bënë frymëzim për gjithë Kosovën.
Ndjenja patriotike e ndjenja e sakrificës ishin kultivuar në mënyrë shembullore te secili anëtar I kësaj familje, që nga axha Shaban 74 vjeçar e deri tek Blerina e vogël 7 vjeçe.
Kjo familje tërë potencialin ekonomik e njerëzor e kishte vënë në shërbim të vetmit qëllim madhor: çlirimit nga Serbia.
Adem Jashari veprimtarinë patriotike e kishte filluar shumë herët nga demonstratat e vitit 1981 e vazhdoi më pas ku në vitin 1991 me shokët e idealit: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ilaz Kodra, Sahit e Musa Jashari ,Sami Lushtaku e Murat Jashari etj. shkuan në Shqipëri për t’u përgatitur për betejat e ardhshme.
Gjatë këtyre viteve ata shpesh herë do ta kalonin kufirin Kosovë-Shqipëri dhe do të fillonin aksionet e armatosura kundër forcave policore Serbe.
Familja Jashari po bënte një rezistencë e fuqishme në Kosovë dhe kjo po i pengonte agresorit serb.
Ademi e Hamza me shokë po sulmonin caqet serbe në çdo skaj të Drenicës.
Serbia kishte vendosur që me çdo kusht dhe mjete të shfarosë familjen Jashari për këtë qëllim ata ndërmorën disa aksione ushtarake të shoqëruara me makineri të rëndë luftarake, kështu u morr aksioni më 30 dhjetor 1991 dhe 22 Janar por të dy këto aksione të forcave serbe hasën në rezistencë të fuqishme dhe kokë ulur u detyruan të tërhiqeshin të humbur,por gjatë tërheqjes në shenjë dëshpërimi mllefin e shfrynë mbi fshatrat Likoshan dhe Qirez ku vranë e masakruan popullsinë civile.
Forcat serbe në marsin e vitit 1998 saktësisht më 5 Mars kishin rrethuar “Lagjen e Jasharajve” me makineri të rënd dhe mijëra trupa, në hartat e gjeneralëve serbë shigjetat e kuqe i ishin drejtuar Prekazit. Epiqendër –Kulla e Adem Jasharit.
Ademi e hetoi rrethimin dhe anëtarëve të familjes ju tha: “Sot do të kemi luftë. Me fat na qoftë”.
Një shtet i tërë, monstrum siç ishte, me të gjitha llojet e makinerisë luftarake, po sulmonte një shtëpi të vetme apo të shumtën një lagje të vogël.
Rezistenca e familjes Jashari ishte e fuqishme dhe pushka nuk u ndalë deri në rënien heroike të Komandantit me gjithë familjen.
Familja Jashari tashmë ishte bërë qëndresë heroike e Shqiptarëve.
Në 100 vitet e fundit të historisë sonë nuk ka ngjarje që ka tërhequr më shumë vëmendjen sesa Epopeja e Lavdishme e Jasharajve.
Sa herë që rrezikohet liria, duhet ta kujtojmë Drenicën.
Sa herë që dobësohemi na pret një vend i shenjët që na ndihmon të ngrihemi në këmbë e ta shohim dritën, ky është Prekazi heroik.
Drenica e Jasharajve është drita Kosovare.