Në kuadër të Javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll, sot janë zhvilluar dy ndeshje dhe në të dyja, rezultati ka qenë i barabartë. Malisheva dhe Drita barazuan 1 me 1, derisa edhe dueli Prishtina – Ballkani përfundoi pa fitues, bile këtu nuk pati as gola.
Kur jemi te ndeshja Malisheva – Drita, të dy skuadrat kanë gjetur rrjetën nga njëherë edhe atë në pjesëlojën e parë. Fillimisht mysafirët nga Gjilani shënuan përmes Ensar Huruglicës në minutën e 11-të të takimit dhe Altin Aliu për vendësit barazoi në minutën e 23-të.
Në tabelën e Superligës së Kosovës, Ballkani vazhdon të jetë i pari me 53 pikë, Llapi i dyti me 51 ( një ndeshje më pak) dhe Drita ndodhet në vendin e tretë po me 51 pikë.
Përndryshe, nesër zhvillohen takimet tjera, takohen: Gjilani – Dukagjini, Llapi – Liria dhe Feronikeli 74 – Fushë Kosova. /2LONLINE/