Maratona më e gjatë kulturore në Kosovë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, përmbyll edicionin e 12-të pas një serë veprimtarish letrare, të filluara me 16 tetor, me përurimin e librit të parë poetik të poetes së re, Bleona Arifit, “Dhembjen lerma mua”, e cila më pas u shoqërua edhe me dy veprimtari të tjera gjatë tetorit, tri veprimtari letrare poashtu gjatë nëntorit dhe tri të tjera gjatë dhjetorit.
Përmes një ecejakeje Gjilan – Kamenicë e Viti, brenda kësaj periudhe afro tre muajsh, pati edhe portrete letrare, siç ishte rasti i shkrimtarit Sinan Sadiku e Baki Krasniqi, përurime librash me poezi të zgjedhura të shkrimtarëve tanë të shquar që tashmë kanë ndërruar jetë si, Ramadan Musliu, “Shtjellë shpirtërore” e Mirko Gashi, “Polipet e vdeekjes”), paraqitje veprash publicistike ( dr. Xhavit Hajdari e prof dr. Lirie Aliu ) dhe, si thuhet , e tërë kjo maratonë e suksesshme letrare, u rrumbullakësua me epin “Skënderbeu” të Grigor Përliçevit, një krijues ky i jashtëzakonshëm i shekullit XIX me prejardhje shqiptare, anise tri shtete tjera ( Greqia, Bullgaria e Maqedonia Veriore aspirojnë prej kohësh për ta përvetësuar, por, prindërit e tij ( shqiptarë të besimit ortodoks ) ua mohojnë këto pretendime.
Në përmbylljen e këtyre veprimtarive, për Epin “Skënderbeu”, folën vlerësuesit e rryer letrarë, Gani Bytyqi, Ajete Zogaj e Nexhat Rexha.
Para audtort të “Vjeshtës letrare të GJilanit”, u paraqt edhe personi më meritor i këtij botimi, prof dr. Anton Nikë Berisha, ku foli për aspekte të ndryshme të këtij epi dhe këtij autori, i cili me të drejtë u cilësua si “Homeri i kohës moderne”.
Mes referimesh për këtë ep, tejet të rëndësishëm jo vetëm për letërsinë e për shqiptarët, po edhe për popujt e tjrë të Ballkanit, vargje të zgjedhura deklamoi edhe artistja e skenës letrare gjilanase, Xhezide Selimi.
Duke i falënderuar në fund, kontribuesit e “Vjeshtës letrare të Gjilanit” shkrimtarët e shumtë që ishin pjesë e këtyr veprimtarive, artdashësi të cilët edhe në rrethana pandemike e përcollën besnikërisht këtë manifestim si dhe në edicionet e kaluara, shkrimtari Sabit Rrustemi, në emër të Organizatorit ( Ars Clubit “Beqir Musliu” dhe Bibliotekës së Qytetit të Gjilanit), tha mes tjerash se i tërë ky edicion përmes nëntë veprimtarive letrare, u organizua dhe u mbajt falë vullnetit të krijuesve dhe artdashësve, pa ia harxhuar asnjë cent buxhetit të Kosovës, qoftë nga niveli qendror apo dhe lokal.
Përndryshe, veprimtaritë letrare të këtij viti, Ars Clubi “Beqir Musliu”, i përmbyll me datën 30 dhjetor kur edhe shpall për herë të parë SHKRIMTARIN E VITIT, mbështetur në veprat letrare të botuara brenda vitit 2021 e që njëkohëssht janë dhe anëtarë të këtij asociacioni letrar apo edhe kanë publikuar veprat e veta përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”. /2LONLINE/