(2L ONLINE) – Në vitet e nëntëdhjeta, në Zvicër me 27 Nëntor të atij viti, ngjyrosnim dritaret e një shtëpie tok me Manuel dhe po bisedonim për punën që na kishte ngelur dhe duhej bërë në ditët e ardhme aty!
Nesër nuk do të më kesh mua këtu në punë. Kështu që o do e vazhdosh vetëm ose, shefi do të dërgojë ndonjë punëtor tjetër të të ndihmojë. -I thash Manuelit i cili ishte një i ri shumë inteligjent me prejardhje Spanjolle por i lindur dhe rritur në Zvicër
.-Pse? më veti ay
.-Nesër kam festë kështu që nuk do punoj!
-”Aha”, ma ktheu ay- ”do të thotë ju, nesër keni ditën e ramadanit. se e di që kur kam punuar në një firmë tjetër, aty ka pasur ca shqiptarë që kanë punuar dhe të cilët sa herë që kishte ramadan, e merrnin të lirë dhe nuk punonin!!”
-Jo i thash unë. Nesër festojmë festë Nacionale!!
Si sot mbajë mend shikimin me habi të Manuelit. Sepse nga përvoja e tija ay ishte mësuar që dikush nga shqipet të merrnin pushim për ditë dhe festa të tjera, por jo edhe për një ditë si kjo e 28 Nëntorit.
Dhe më besoni njerëzit në ato kohë pas fillimit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe luftërave, ishin goxha të sensibilizuar për gjendjen e atyre hapësirave! Dhe jo se qanin hallin tonë ata aq, shumë sa të tyrin se u ishte prishur foleja e verimeve të tyre dhe mundësia vërshimit të refugjatëve nga ato anë!
Është e çuditshme se si ka munguar ajo ndjesia e festimit të festave kombëtare edhe atëherë kur ne ishim të shkelur e vazhdon edhe sot kur ne pretendojmë se jemi të lirë! Kur njeriu del, ditën që festohet ramadani-si i thotë Manueli, njeriu gjen një qytet të mbyllur (fig) dhe vështirë gjen një vend për kafe! E kur e gjen pastaj dhe ulesh për të pirë kafe,vjen kamarieri e të uron festen me tërë mirësjellje. E edhe të nesërmen ta bënë urimin. Ndërsa kur vije 28 Nëntori nuk është e njëjta. Ndryshon puna nuk ka shumë atmosferë festive,(përveç deri diku asaj institucionale) njerëzit nuk e ndjejnë për obligim të shkojnë e të urojnë njeri tjetrin familjarisht apo individualisht sikur e bëjnë këtë në ditën e asaj festes tjetër!
Biles shumë rrallë i shkon mendja ndokujt për ta uruar e të mos flasim për kamerierin që atë festen tjetër ta uron me gjithë zemër. Se si shkon mendja se duhet uruar edhe kjo festë shumë e rëndësishme jona!
Inferioriteti dhe turpi për të respektuar vetveten, atë që të bënë ty është i çuditshëm këtu ndër ne. Të kujton kohet kur dikush mundohej të largonte fjalorin barbar nga gjuha jonë shqipe dhe zëvendësonte ato të huajat me fjalë tona dhe mjaftonte që pastaj të të merrnin nëpër gojë e edhe të përqeshnin me;qe ky po fol gramatiçki ose qe ky shkollovani po ngridhet e çka jo tjetër!
Si ka mundësi të turpërohet njeriu nga vlerat që e bëjnë të tillë çfare ashtë. Është ndjenja që na është krijuar nga okupimet e gjata shekullore se jona ashtë e pa vlerë dhe se vetëm ajo e pushtuesit ashtë me vlerë. Sepse ashtu edhe të ashtë imponuar nga pushtuesi?!
Ndoshta. Por… Ditën e festës pashë një ngazëllim fëmijëror të fëmijëve të vegjël, që ngjanin si engjëj kuq e zi. Ata i gëzoheshin asaj për çfarë ishin nxjerrë nga mësueset/it (vetem mësuese pamë) nëpër udhët e qytetit. Dhe me këtë rast edhe u shprehim admirimin tonë këtyre mësueseve që të paktën ato, të paktën për një ditë i kanë bërë nxënësit e vetë për t’u ndjerë krenarë për atë çfarë janë!
Dhe kur i sheh ata engjëj të vegjël veshur kuq e zi të mbanë shpresa se me ta do të rritet edhe dashuria ndaj mëmëdheut!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/