Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe mbështetjes së Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Federata e Motoçiklizmit të Kosovës & MotoCross Gjilani – si organizator teknik, më 13 Tetor, Ora 09:00, organizojnë Garën e 6-të me MotoCrossa “Enduro Race 2019” në fshatin Stanishor.
Kryetar i Këshillit Organizativ, Alban Beqiri, i ka thënë Portalit 2LONLINE.com, se kjo garë i kushtohet dy shokëve tanë të cilët dhanë kontributin e tyre të veçantë në Klubin tonë. Ilir Balaj – njeri ndër organizatorët e parë të garave në vitin 2012 dhe Manuel Herzog – kampion i po kësaj gare në kategori. E1 250 class!
“Ai tha se gara do të jetë nën monitorimin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, dhe iu ftojmë që sa më masovikisht të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj”, ka thënë Beqiri.