(2L ONLINE) – Në fshatin Stanishor të Novobërdës, me 12 tetor do të mbahet gara e tretë e Motocross-ave Enduro, që bëhen nën organizimin e Motocross Gjilani MC 06, mbështetur edhe nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport e Gjilanit, ndërkohë që përveç garuesve kosovar, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar dhe garues nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania e Maqedonia.
Alban Beqiri, në emër të organizatorit ka bërë të ditur për Portalin 2L ONLINE, se pritet të jenë rreth 100 garues që do të marrin pjesë në këtë garë.
“Nën patronatin e Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport dhe nën organizimin e Motocross Gjilani “MC 06” organizohet 3’rd international Enduro Championship “Kosova 2014” në fshatim Stanishor e ku pritet të garohet në këto kategori: E1 125 cc 2t – 250 4t, E2 250 2t – 450 4t ( Profi ), E3 Hobi nën 18 vjeç dhe mbi 35 vjeç”, ka thënë Beqiri.
/Foto arkiva/
Sipas tij, kjo garë po organizohet për të tretën herë me radhë ku pritet pjesëmarrje e mirë dhe pritet që të ketë edhe interesim nga ana e publikut për të përcjellë ktë garë.
“Po ashtu me ndihmën e donatorëve është rregulluar edhe staza garuese dhe besojmë qe do të bëhet një organizim fantastik ku dhe ftojmë të gjithë dashamirët e këtij lloj sporti të vijnë dhe të kënaqen me bukuritë që shihen live ne garat me MotoCrossa”, ka thënë Beqiri. /2L ONLINE/