Skuadra e Gjilanit ka realizuar një përforcim të rëndësishëm për edicionin e ri në Raiffeisen Superligë. Sulmues i ri i kësaj skuadre sot është bërë Isa Eminhaziri, i cili në stinorin pranveror të edicionit të kaluar e barti fanellën e skuadrës kampione, Feronikeli. Për Eminhazirin ky është një rikthim te Gjilani, pasi në vjeshtën e kaluar ka qenë pjesë e kësaj skuadre. Ai në edicionin e kaluar realizoi shtatë gola, tre në fanellën e Gjilanit dhe katër në fanellën e Feronikelit, derisa pati 14 paraqitje në vjeshtë në fanellën e Gjilanit dhe 15 në fanellën e Feronikelit./RTK/