DYLON

Publikohen foto të flamurit gjigant kuq e zi që do të zbulohet sonte përballë Francës

Avatar photo Redaksia

Flamuri kuqezi, me përmasa 150 metra me 70, do të pushtojë sot Marsejën në Francë. Në orën 14.30 pritet që me dhjetëra tifozë shqiptarë të ndihmojnë në shpalosjen e këtij flamuri, përmasat e të cilit janë të denja për një Rekord Guinness.
Në një intervistë “Wake Up”, Rinor Sllova, artisti nga Dibra e Madhe, njëherazi ideator i këtij flamuri, u ka bërë thirrje tifozëve kuqezi që të bëhen bashkë e të ndihmojnë për realizimin e kësaj performance.

“Flamuri do të hapet sot, në plazhin e Marsejës, pas shumë ditësh punë. Flamuri është pjesë-pjesë. Kemi menduar të bëjmë një shpalosje artistike, për t’i treguar Francës që dimë të bëjmë dhe art. Do të jetë në formën e shiritave, që shkojnë në 1 metër e gjysmë secili. Në total janë 100 shirita që formojnë flamurin kuqezi”,- ka thënë Sllova për “Wake Up”.

EkoHigjiena

Fotot janë ekskluzive, pak orë përpara se djemtë t’i drejtohen me shiritat kuqezi plazhit të Plages du Prado, 13008, Marseille, ku do të hapet flamuri. / T.CH/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.