(2LONLINE) – Federata e Karatesë së Kosovës ka mbajtur manifestimin tradicional për shpalljen e sportistëve më të mirë të vitit 2013, me këtë rast, Klubi i Karatesë “Elita”nga Gjilani, nga kjo Federatë është shpërblyer me këto çmime:
Klubi më i suksesshëm në vitin 2013 për grupmosha të reja;
Fortesa Orana, sportistja më e suksesshme në kategorinë junior;
Puhiza Halili, sportistja më e suksesshme në kategorinë nxënëse e re 8 vjeç;
Ndërsa, janë shpërblyer me mirënjohje edhe 9 garues të tjerë të Klubit të Karatesë “Elita”, duke bërë kështu që plotë 11 garues elitarë të jenë në mesin e më të suksesshëm të vitit 2013 të zgjedhur nga Federata e Karatesë së Kosovës.
Sipas drejtuesve të këtij Klubi, vlen të theksohet se “Elita”, ka pasur më së shumti garues të shpallur për këtë vit në mesin e më të suksesshmëve nga Federata e Karatesë së Kosovës.
Kryesia e Klubit të Karatesë Elita dhe trajnerët e saj janë shprehur shumë të kënaqur me rezultatet që kanë arritur gjatë vitit 2013 duke grumbulluar 331 medalje nga garat vendore dhe ndërkombëtare dhe duke siguruar 10.070 poenë.
Përndryshe, ditë më parë, Klubi i Karatesë “Elita”, është shpallur klubi më i suksesshëm për vitin 2013 edhe nga Komunën e Gjilanit, që po ashtu ka shpallur sportiste të vitit për Komunën të Gjilanit, elitaren Fortesa Orana. /2lonline/