(2LONLINE) – Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani ka marr pjesë në Turnirin e III Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, të organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës, për të nderu sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari.
Në këtë turne Elita ka fituar 13 medalje prej tyre: 2 vende të para (medalje të arta), 6 vende të dyta (medalje të argjendta) dhe 5 vende të treta (medalje të bronzta).
Trajnerët e klubit të karatesë Elita pjesërisht janë shprehurtë kënaqur me këto rezultate të arritura në këtë turnirë pasi që 6 garues tanë që ishin në finale nuk arritën të fitojnë vendet e para, si rrjedhojë ata u stolisën me medalje të argjendta edhe pse ata janë garues të mirë por ja që fati nuk ishte në anën e tyre.
Klubi i Karatesë Elita me këtë garë e përmbyll vitin 2013 duke fituar më shumë se 300 medalje, që është një rezultat i shkëlqyeshëm duke marrë pjesë në rreth 25 gara kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vazhdim po i paraqesim garuesit që kanë fituar medalje:
Vendet e para (medalje e artë):
Dren Bajrami, (kumite),
Meriton Byqmeti, (kumite),
Vendet e dyta (medalje e argjend):
Puhiza Halili, (kata),
Puhiza Halili, (kumite)
Auron Hajrullahu, (kata),
Nart Shehu, (kumite),
Ariana Byqmeti, (kumite),
Flaka Halili, (kata),
Vendet e treta (medalje e bronztë):
Isuf Sahiti, (Kata),
Flaka Halili, (kumite),
Ariana Byqmeti, (kata),
Lundrit Rashiti, (Kata),
Leotrim Rashiti, (Kumite).