Burim Elezi, anëtar i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) ka bërë me dije për 2LONLINE, se deri në orën 15:00, në qendrat e votimit në Gjilan, kanë votuar 30 mijë e 791 votues.
Sipas tij, shprehur në përqindje, deri në këtë periudhë kohore kanë, kanë votuar 29.88 për qind.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të zgjedhjeve paraprake (29.84) i bije të kemi përafërsisht trend të njëjtë të daljes së votuesve, pra një dallim i vogël.
Përndryshe, sipas KKZ-së të drejtë vote në Komunën e Gjilanit kanë 103 mijë e 54 votues në 34 qendra votimi me 129 vendvotime.