(2L ONLINE) – Për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Kamenicës, është hapur Ekspozita e fotografit Berat Murina. Ekspozita me titull “Pas apokalipsit” me rreth 20 fotografi që paraqesin Kosovën që prej pas luftës, është hapur në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” dhe do të qëndrojë e tillë deri më 23 qershor.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, tha se është nder që në komunën e Kamenicës të organizohet një ekspozitë e tillë dhe që komuna të mbështesë një projekt të tillë.
Ai ka premtuar se projektet artistike, do ta kenë mbështetjen e komunës në vazhdimësi.
Ndërkaq autori i ekspozitës, Berat Murina, tha se ka dashur që të nis këtë projekt, pikërisht në vendlindjen e tij, projekt i cili siç tha ai, do të rrugëtojë edhe në vende të tjera të Kosovës dhe jashtë saj.
Murina ka falënderuar edhe komunën e Kamenicës për mbështetjen e dhënë. /2L ONLINE/