Shumë pjesëtarë të policisë serbe, brigada dhe njësiti për operacione speciale ishin pozicionuar para Qendrës Kulturore në Beograd, për shkak se nacionalistët serbë kishin paralajmëruar ndërhyrje në ekspozitën “Bogujevcët – histori vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, projekt artistik i Fatosit, Jehonës dhe Saranda Bogujevcit, të cilët si fëmijë e mbijetuan masakrën e policisë serbe në Podujevë.
Hapja e ekspozitës është bërë ashtu siç ishte paralajmëruar në orën 18:00.
Në hapjen e ekspozitës ka marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, lideri i LDP-së, Çedomir Jovanoviq dhe dramaturgia, Biljana Srbljanoviq.
“Kjo ekspozitë duhet të jetë në të gjitha qytetet e ish Jugosllavisë sepse bartë mesazh. Iu shpreh ngushëllime këtyre njerëzve të rinj dhe dëshiroj të them që të gjithë ata që kanë kryer krime duhet të përgjigjen për atë që kanë bërë, duhet të gjykohen, tashmë disa veç janë gjykuar”, ka thënë Daçiq.
Të mbledhurve iu është edhe Çedomir Jovanoviq duke thënë se prania e Daçiqit është e rëndësisë së veçantë.
“Prania e kryeministrit tregon se në çfarë drejtimi po shkon Serbia, por ajo duhet edhe më shumë të bëjë që të ndryshoj në mënyrë që të arrihet përparim”, ka thënë lideri i LDP-së.