Në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sonte në Galerinë e Arteve të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, u hap një ekspozitë e artit pamor të artistit nga Shqipëria, Olgert Rakipllari.
Me nga një fjalë rasti në këtë ekspozitë, u paraqitën kryetari i komunës së Vitisë Sokol haliti dhe Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, ndërsa për tematikën e ekspozitës foli autori Olgert Rakipllari.
Me këtë rast, për të pranishmit u pre edhe torta e Pavarësisë dhe u vizitua kjo ekspozitë, që u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Viti. Aktivitetet me rastin e festave të Pavarësisë, do të vazhdojnë nesër me një orë letrare prej orës 10:00.