(2L ONLINE) – Ekspozita në Cyrih të Zvicrës nga krijuesit shqiptar nga gjitha trojet, u hap të shtunën me 06 korrik, dhe do të qëndrojë për vizitor e hapur deri me 12 korrik 2014. ne Qendrën Kulturore për Mërgatë dhe Diasporë. Hapjen e Ekspozitës e ka bërë Drejtoresha e Qendrës Kulturore ne Zvicër Shukrije Ramadani dhe Jetullah Haliti, kryetar i Unionit te artisteve pa kufij dhe i Seksionit Kombëtar Shqiptar te A.E.A.-se.
Shukrije Ramadani tha se në këtë projekt janë të përfshirë ma se 20 krijues, prej tyre , tre poetë, tre skulptorë, dy fotografë dhe 12 piktorë ku do ti prezantojnë punimet e tyre, kurse piktori i njohur Jetullah Haliti i njohur si EDI tha se kjo ekspozitë ka për qellim integrimin e kulturës dhe artit kombëtarë ne nivel të botës së qytetëruar nga se vetëm në këtë mënyrë edhe Arti ynë shumë i çmuar dhe me vlera të larta mund të globalizohet, transmeton Radio Rinia.
Artistët pjesëmarrës ishin Mimoza Erebara, Sarë Gjergji, Shukrije Ramadani, Idriz Baloni, Agim Islamaj, Shkelzen Gashi , Sali Cacaj, Gazmend Jonuzi, Agim Ramadanit (pikturat e dëshmorit), Hajrush Fazliu, Miradije Ramiqi, Mehmet Baci, Nuri Japullari, Bora fille Erebara, Nelly Haliti, Olti Zejnullahu, Musa Sadiku, Skender Lajci, Reshat Ahmeti, Lekë Rrotani. /2L ONLINE/